KËNGET NGA ATTIC

Dashuritë e para na magjepsin dhe na ndjekin gjithë jetën si pa kuptuar ; po të biem një herë në kurthin e tyre nuk e marrim dot veten kurrë. Kështu është edhe dashuria për Billie Holliday-n : e menjëhershme dhe pa shpresë shërimi.
Zëri i saj, premtim i ëmbël dhe i hidhur njëherësh, na përshkron dhe pastaj na le pa frymë në skajet e një emocioni të pashpjegueshëm. Bëhet fjalë për një trishtim të ndritshëm që e bën dhimbjen të durueshme, meqë mund ta përballojmë dhe bile ta kërcejmë.
Të njëjtin trishtim të ndritshëm e gjejmë te zëri i Elina Dunit. Mbrujtur me kulturën e saj ballkanike që prej vitesh ajo e përzien me xhazin, Elina i kthehet këngëve të Lady Day, shoqëruar në piano nga miku i saj Jean-Paul Brodbeck. Së bashku, ata krijojnë një hapësirë ku muzika tregon jetët e rrënuara pikërisht prej dëshirës së madhe për të jetuar…