RRETH ELINËS

Elina Duni, vajza e shkrimtares Besa Myftiu dhe e regjizorit Spiro Duni, lindi në Tiranë në vitin 1981.
Ajo ngjitet për herë të parë në skenë në moshën pesë vjeçare, këndon në Radio Televizion ashtu si dhe në Festivalet e Fëmijëve.

Në vitin 1992, shpërngulet në Gjenevë,  në Zvicrër, bashkë me mamanë e saj, ku studion pianon klasike dhe zbulon jazz-in.

Mbas një risi projektesh të ndryshme muzike, filmi dhe teatri, Elina fillon studimet per kanto, kompozicion dhe pedagogji në degën Jazz të Shkollës së Lartë të Arteve në Bern.

Gjatë kësaj kohe formon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri.
Muzika gërsheton këngët folklorike të ballkanit me jazz-in duke krijuar kështu një tingull të ri e të veçantë që grupi percjell nëpër festivale të ndryshme në gjithë Evropën.

Mbas dy albume «Baresha» (2008) dhe «Lume Lume» (2010) te Meta Records,
në vitin 2012 del ne treg albumi i tretë «Matanë Malit», një homazh për Shqipërinë, i cili publikohet tek një nga shtëpitë diskografike më të famshme të jazz-it në botë: ECM/Universal.

Në 2014-tën Elina Duni vjen për herë të parë si kantautore me albumin e saj  « Muza e Zezë ».

Në vitin 2015, Kuarteti publikon albumin e radhës tek ECM, “Dallëndyshe”. Një album që risjell këngët e vjetra shqipe në një formë plot finesse ritmike dhe subtilitet dhe i cili korr shumë sukses tek shtypi evrpian.

Elina është e nominuar për çmimin “Swiss Music Prize” në vitin 2017.

Projekti i saj i ri solo “Partir” ku ajo luan piano, kitarë dhe perkusion do të gjendet në shitje në pranverë të vitit 2018 tek shtëpia diskografike ECM.

Elina Duni, vajza e shkrimtares Besa Myftiu dhe e regjizorit Spiro Duni, lindi në Tiranë në vitin 1981.
Ajo ngjitet për herë të parë në skenë në moshën pesë vjeçare, dhe fillon studimin e violinës.
Gjatë viteve 1986-1991 ajo këndon në Radio Televizion ashtu si dhe në Festivalet e Fëmijëve.

Në vitin 1992, shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës, bashkë me mamanë e saj ; ajo studion pianon klasike në Konservatorin e Gjenevës dhe vazhdon studimet e muzikës në shkollën e mesme artistike «De Saussure» ku zbulon jazz-in.

Në vitin 2000, mbasi merr Diplomën e Maturës në degën artistike dhe të gjuhëve të huaja, Elina bën pjesë në një risi projektesh të ndryshme:
Midis viti 2000 dhe 2004, ajo luan në filmin «Yllka» (Shqipëri-Zvicër 2002), ku bashkëpunon edhe për muzikën e filmit.
Bashkë me pianistin Gent Rushi, ajo jep koncerte të ndryshme në Shqipëri (CD «Live in Tirana») dhe luan në shfaqjen «Tre farca nga Tchehov» të Spiro Dunit.
Bashkë me José Louis «Sarten» Asaresi, Elina krijon grupin «Extrangers in the Noise» (CD «Harpatic», Empiriko) – ku tingujt elektronikë përzihen me absurditetin e jetës – dhe më pas niset për në New York për t’u ballafaquar me vetminë e qyteteve të mëdha.
Mbas rikthimit në Zvicër, ajo luan në shfaqjen «La Preuve du Contraire» me regji të Fredy Porras, Gjenevë.
Në vitin 2004, fillon bashkëpunimin me grupin prishtinas «Retrovizorja»
(CD: Lakuriq (2004), I Kalter (2009))

Gjatë viteve 2004-2008, Elina Duni studion në Shkollën e Lartë të Arteve në Bern (HKB) në degën jazz për kanto, kompozicion dhe pedagogji.
Në vitin 2005 ajo krijon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri. Muzika që ata interpretojnë bashkon tingujt e ballkanit me jazz-in.
Në 2007-tën fiton bursën «Friedl Wald».

Në vitin 2008, kuarteti publikon albumin e parë «Baresha» (Meta Records) i cili pritet shumë mirë nga shtypi zvicerian dhe gjerman ; grupi luan koncerte të shumta në Gjermani dhe Zvicër.
Elina merr çmimin «Coup de Coeur» nga kantoni i Bernit dhe bursën « Best-Berufseinstieg » nga Shkolla e Lartë e Arteve e Bernit, luan dhe bashkëpunon per kompozimin e muzikës së shfaqjes të teatrit «Engel» me regji te Christian Probst, Bern, bashkë me Colin Vallon dhe Rico Baumann.

Gjatë vitit 2009 ajo zgjidhet nga Festivali «Swiss Diagonales Jazz» për të luajtur në projektin
« SDJ Mentoring Project» me pianistin e famshëm norvegjez Bugge Wesseltoft nëpër gjithë Zvicrën.
Elina Duni Quartet merr çmimin nga Pro Helvetia «Inkurajimi Prioritar i Jazz-it 2010-2012».

Në 2010-tën del albumi i dytë «Lume Lume» (Meta Records) ; shtypi gjerman, zvicerian, austriak dhe francez e pret me shumë entuziasëm dhe kuarteti fillon turnetë nëpër gjithë Evropën.

Në vitin 2011 kompozitori dhe pianisti i famshëm francez André Manoukian fton Elina Dunin në albumin e tij «Melanchology» (Universal).

Në shtator të vitit 2012 del në treg albumi i tretë «Matanë Malit», një homazh për Shqipërinë, i cili publikohet tek një nga shtëpitë diskografike më të famshme të jazz-it në botë: ECM/Universal.
Grupi fiton çmimin Jazz Pott në Essen, Gjermani dhe luan në gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Vitin 2014 Elina Duni vjen për herë të parë si kantautore me albumin e saj solo « Muza e Zezë ».

Në prill të vitit 2015, Kuarteti publikon albumin e radhës tek ECM, “Dallëndyshe”. Një album që risjell këngët e vjetra shqipe në një formë plot finesse ritmike dhe subtilitet. Albumi korr shumë sukses tek shtypi evropian.

Elina është e nominuar për çmimin “Swiss Music Prize” në vitin 2017.

Projekti i saj i ri solo “Partir” ku ajo luan piano, kitarë dhe perkusion do të gjendet në shitje në pranverë të vitit 2018 tek shtëpia diskografike ECM.

Çmime & bursa

  • 2017Nominim "Swiss Music Prize"
  • 2015Çmimi Diaspora, Amabasada e Kosovës, Bern, Zvicër
  • 2013Çmimi Kult për "Matanë Malit", Tiranë
  • 2012Çmimi Jazz Pott, Essen, Gjermani
  • 2010Pro Helvetia "Inkurajimi Prioritar i Jazz-it "
  • 2008Bursa e HKB, Bern, Zvicër
  • 2008"Coup de Coeur 2008" Kanton Bern, Zvicër
  • 2007Bursa Friedl Wald, Zvicër