Elina Duni, vajza e shkrimtares Besa Myftiu dhe e regjizorit Spiro Duni, lindi në Tiranë në vitin 1981.
Ajo ngjitet për herë të parë në skenë në moshën pesë vjeçare, këndon në Radio Televizion ashtu si dhe në Festivalet e Fëmijëve.

Në vitin 1992, shpërngulet në Gjenevë,  në Zvicrër, bashkë me mamanë e saj, ku studion pianon klasike dhe zbulon jazz-in.

Mbas një risi projektesh të ndryshme muzike, filmi dhe teatri, Elina fillon studimet per kanto, kompozicion dhe pedagogji në degën Jazz të Shkollës së Lartë të Arteve në Bern.

Gjatë kësaj kohe formon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri.
Muzika gërsheton këngët folklorike të ballkanit me jazz-in duke krijuar kështu një tingull të ri e të veçantë që grupi percjell nëpër festivale të ndryshme në gjithë Evropën.

Mbas dy albume «Baresha» (2008) dhe «Lume Lume» (2010) te Meta Records,
në vitin 2012 del ne treg albumi i tretë «Matanë Malit», një homazh për Shqipërinë, i cili publikohet tek një nga shtëpitë diskografike më të famshme të jazz-it në botë: ECM/Universal.

Në 2014-tën Elina Duni vjen për herë të parë si kantautore me albumin e saj solo « Muza e Zezë ».

Në vitin 2015, Kuarteti publikon albumin e radhës tek ECM, "Dallëndyshe". Një album që risjell këngët e vjetra shqipe në një formë plot finesse ritmike dhe subtilitet dhe i cili korr shumë sukses tek shtypi evro

Çmime & bursa

2015 Çmimi Diaspora, Amabasada e Kosovës, Bern, Zvicër
2013 Çmimi Kult për "Matanë Malit", Tiranë
2012 Çmimi Jazz Pott, Essen, Gjermani
2010 Pro Helvetia "Inkurajimi Prioritar i Jazz-it "
2008 Bursa e HKB, Bern, Zvicër
2008 "Coup de Coeur 2008" Kanton Bern, Zvicër
2007 Bursa Friedl Wald, Zvicër
Më shumë